Shkodra nderon Bekim Fehmiun

25/05/2013 00:00

Bashkia e Shkodrës e ka shpallur aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiun si qytetar nderi të këtij qyteti. Në autobiografinë  e tij, Fehmiu, me origjinë nga Prizreni, rrëfen për një kohë fëmijërie të kaluar në këtë qytet, nga vendet e shumta që ishte jetuar.

Tre vjet pas vetëvrasjes, një delegacion nga Shkodra në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, mirënjohjen ia kanë dorëzuar bashkëshortes së tij, aktores së famshme serbe, Branka Petric.

Ajo ka thënë se ka qenë e befasuar dhe e lumtur për një shenjë dashurie që tregon ky akt.
 
“Ata që merren me art e dinë se kjo është një gjë pa kufij. Por, nga ana tjetër ai kishte ndjenja që i takonte popullit të tij dhe origjinës. Në librin e tij të dytë flet edhe se si kanë dashur t’ia ndryshojnë emrin, por ai ka refuzuar duke thënë se është emri që ia kanë lënë prindërit. Mendoj se ai që nuk i do të tjerët, nuk mund të dojë veten në mënyrë të vërtetë. I ka dashur të tjerët, por edhe popullin e tij e sidomos familjen që ka qenë e shenjtë”, thotë Branka Petric, bashkëshortja e Fehmiut.  

Bekim Fehmiu, karrierën e tij në Beograd kishte arritur ta kalonte përtej kufijve e deri në filmat e Hollywood-it. Ka luajtur role në nëntë gjuhë me aktorët më të famshëm botërorë, por shumë pak në gjuhën shqipe.

Top Channel