Meta: Rotacioni është zgjidhje

25/05/2013 00:00

Zgjedhjet e 23 qershorit me një gjysmë Komision Qendror të Zgjedhjeve e
lënë sërish Shqipërinë të renditur tek vendet e tranzicionit dhe me
demokraci të cënuar, deklaroi Ilir Meta, për të cilin rotacioni është
zgjidhja.

Mbi kete bidje ai kerkoi voten e qytetareve ne takim ne njesine bashkiake numer 10 ne kryeqytet.

“Nuk mund të pranojmë që vendi të vazhdojë të jetë i vetmi që në zgjedhje me gjysmë KQZ dhe që ka probleme të tilla, të cilat nuk na nderojnë pas 22 vitesh pluralizëm politik dhe demokraci. Unë besoj se në 23 qershor duke votuar për LSI-në, duke votuar për ndryshimin, duke realizuar në mënyrë të sigurt rotacionin politik”, tha Meta.

Por vendi nuk eshte vetem ne ngerç politik, por edhe ekonomik, deklaroi kryetari i LSI-së, ne kete takim me te rinj. Ai tha se punesimi dhe veçanerisht punesimi i te rinjve, eshte sfida e LSI dhe qeverisjes se majte te pas 23 qershorit.

Top Channel