Digjet banesa e kreut të PS

23/05/2013 00:00

Biznesi dhe banesa e kryetarit të Partisë Socialiste të deges së Prezës, në Tiranë, është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Shtate vatra zjarri kanë shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri banesën e tij.

Për fat, të afermit e biznesmenit Lavdim Kajmaku kanë shpëtuar falë edhe nga që i kanë pikasur menjëherë flakët.

Mes te rrezikuareve nga zjarri ka qene edhe nje femije 12-vjeçar. Policia, pasi ka kryer hetimet ka dale ne perfundimin e zjarrvenies se qellishme, duke pare edhe vatrat e shumta te zjarrit.

Sipas burimeve zyrtare te policise, thuhet se eshte duke u punuar per autoret e zjarrevenies, por ende nuk ka motiv te qarte, pavaresisht se ne pistat e hetimit, perveç konflikteve te mundshme te biznesmenit eshte edhe fakti qe eshte kreu i PS-së në fshatin Prezë.

Vete Kajmaku pretendon se ngjarja ka ndodhur për shkaqe politike pasi nuk ka konflikte me asnje person, si edhe se vazhdimisht eshte perballuar me presione qe kane te bejne me detyren e tij.

Top Channel