Berisha: Nis një epokë e re për Tiranën

22/05/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha njoftoi në mbledhjen e sotme të Qeverisë hapjen e rrugës për ndërtimin e bulevardit të Tiranës.

“Me nisjen e këtij projekti do të nisë një epokë e re për Tiranën. Qeveria vendos të hapë siparin e transferimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit. Sot përcaktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit të bulevardit të Tiranës, të transferimit të stacionit të trenit, të ndërtimit të terminalit të trenit dhe të pasagjerëve në Tiranë” tha Kryeministri.

Berisha premtoi ndër të tjera përgjysmim të të gjitha detyrimeve për industrinë turistike.

Top Channel