Siri, Hezbollahu, gjithmonë e më i përfshirë

20/05/2013 16:45

Të paktën 23 luftërarë të Hezbollahut u vranë dhe 70 të tjerë mbetën të plagosur, në luftimet me kryengritësit sirianë në perëndim të qytetit të Al-Qusayr, ditën e dielë.

Këtë e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Më shumë se të “dhënat statistikore” për bilancin e viktimave që vazhdon të shtohet në Siri, këto shifra flasin për një përfshirje gjithmonë e më shqetësuese dhe të thellë të grupit terrorist libanez shiit, përkrah presidentit Bashar al-Assad.

Një përfundim i tillë vjen ndërsa fuqitë ndërkombëtare janë gjithmonë e më të shqetësuara mbi mundësinë e radikalizmit të luftës në Siri, me militantë radikalë të përfshirë gjithmonë e më shumë në secilën prej palëve ndërluftuese.

Qusayr, një qytet pranë kufirit libanez, është qendër e luftimeve të ashpra midis regjimit të Bashar al-Assad dhe kryengritësve për disa javë.

Gjatë ditës së hënës, pavarësisht përkeqësimit të luftës civile, e cila i ka marrë jetën të paktën 80 mijë sirianëve deri tani, presidenti al-Assad riktheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në vend dhe në udhëheqjen e luftimeve, duke e konsideruar veten si shpresën e vetme kundër “terroristëve” për të gjithë sirianët.

Hezbollah, një organizatë militante libaneze e radikalëve shiitë, konsiderohet si një organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe Izraeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA