“Dajti”, avokati: Dua 200 mijë euro

20/05/2013 00:00

Sërish supriza në procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, të akuzuar për
ekzekutimin e katër efektivëve të forcave speciale në vitin 2009 në
Durrës

Ndërsa u duk se u arrit që procesi të vijonte normalisht, në seancën e të hënës sotme ka ardhur një propozim i pazakontë nga avokati i caktuar kryesisht për mbrojtjen e tij.

Avokati Ndue Pjetri është paraqitur në seancë, por ka vendosur dy kushte paraprake: 200 mijë euro për të pranuar mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Ndërkohë Dajti,ben me dije “Shqip” i pranishëm në seancën ka kërkuar që avokatit t’i plotësohen kërkesat.  “Oferta që ka bërë Pjetri për 200 mijë euro, më e ulëta. Pranojani kërkesat, më pëlqen performanca e tij”, deklaroi Dajti.

Prokurori i çështjes i ka konsideruar kushtet e avokatit si tentativë për të zvarritur sërish procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesat e avokatit.

Top Channel