Kujtohet “Streha Vorfnore”

18/05/2013 00:00

Copëza jete të shkëputura në kohë dhe në vende të ndryshme,por që e kanë burimin në një vend, tek ‘Strehëza Vorfnore’.

Jane me qindra mijra femije te braktisur dhe te rritur ne keto instutucione, nga edukatore qe me shume pune e dashuri  kane zevendesuar prinderit e tyre te panjohur.

Sot nje pjese e madhe e tyre jane figura te rendesishme ne politike, art, kulture, por atehere ishin femije te cilet, kishin te njejtin fat. Duhet te rriteshin pa prinder.

Ne Diten Kombetare ne ndihme te jetimeve, pas prezantimit të dokumentarit “Shtepia e Dashurise” te pergatitur nga gazetarja Beti Njuma, me rastin e 95-vjetorit te themelimit te strehes se pare varfnore, Drejtori i Institutit Kombetar i Integrimit te jetimeve i ka bere nje apel, qeverise dhe politikaneve, per te zbatuar te gjitha ligjet, mbi jetimet.

Ne te gjithe vendin numerohen mbi 31 mije jetime dhe nje pjese e madhe e tyre, pas moshes 16 vjeç, perballen me probleme te medha sociale.

Top Channel