Berisha, përurime në energjitikë

18/05/2013 00:00

Rehabilitimi i dy nënstacioneve të tensionit të lartë nga Operatori i
Sistemit të Transmetimit është për Kryeministrin Sali Berisha një fakt
sesi Qeveria e tij i shndërron premtimet në vepra.

Sipas Kryeministrit me investimet rreth 750 milione euro ne sistemin energjetik shqiptar, Shqiperia eshte ndare ne keto 8 vjet nga epoka primitive e mungeses se energjise dhe denimit kolektiv te qytetareve edhe pse aktualisht vendi mbulon me prodhimin e brendshem me pak se 2/3-at e nevojave.

“Cka do te thote se Qeveria nga buxheti për të mos ndërprerë energjinë elektrike financoi sipermarrjet energjetike me qindra milione dollare dhe shpallem parimin se çmimi me i larte i energjise eshte mungesa e saj”, tha Berisha.

Kryeministri vuri ne dukje se gjate qeverisjes se tij, vendi rinisi pas 30 vjetesh ndertimin e hidrocentraleve nepermjet koncesioneve, si rruga me e mire per zhvillimin e vendit. Dhe kete zhvillim, sic tha ai, nuk mund ta nderprese alternativa kercenuese e Partise Socialiste me ngritjen e zyres per rishikimin e koncesioneve.

“Ata te cilet investojne ne Shqiperi kane dhe do te kene garanci te plote. Ato marrëveshje koncesionere jane marreveshje te votuara ne Parlament. Ato jane interesi me i mire i qytetareve shqiptare. Ndaj le t’u themi: krijoni jo 1 por 15 zyra, se te gjitha do te mbeten te mbyllura”, tha Berisha.
 
Nga Elbasani, Kryeministri iu pergjigj edhe akuzave te kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, sipas te cilit  Partia Demokratike po i mbush sheshet e mitingjeve me rober te administrates.

“Une i them zoterise duhet ta mbash deshperimin, duhet ta mbash zemerimin, duhet ta mbash nervozimin. Ke hyre ne beteje, ndiq betejen.  Dhe sa kohe te votohet Sali Berisha ata do te dalin ne sheshe me cilen force politike qe te duan. Jeni te ftuar te ushtroni vullnetin tuaj, te mbroni ne fushate elektorale pikepamjet qe besoni”, tha Berisha.
 
Kryeministri ftoi kreun e opozites te heqe dore nga fyerjet kolektive, ndersa qytetaret i ftoi te votojne Partine Demokratike, si forca e ndryshimeve epokale te vendit.

“Asgje me te madhe , asgje me jetegjate sesa kjo autosrade Tirane-Elbasan dhe hidrocentralet e kaskades se Devollit, ne nuk mund te leme per dhjetevjecaret dhe shekujt qe vijne”, u shpreh Berisha. 

Top Channel