Koronavirusi apo siç njihet ndryshe “Sarsi i ri” ka alarmuar të gjithë
botën për shkak të përhapjes së shpejtë dhe vdekshmërisë.

Sipas shefes se Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino, ky koronavirus ka vdekshmëri të lartë pasi prek organe të rëndësishme jetësore dhe agravon shëndetin menjëherë.

“Ky virus shkakton shenja të sistemit respirator, të cilat në fillim mund të mos jenë të rënda, por që pësojnë një rëndesë në një hark shumë të shkurtër kohor. Rëndimi i sëmundjes, vështirësia në frymëmarrje duhet menjëherë të na çojë te mjeku. Përveç dëmtimit të organeve të frymëmarrjes, pra mushkërive, ky virus shkakton edhe prekje të veshkave”, tha Bino.

Ndonëse koronavirusi, qe u shfaq ne Arabine Saudite, eshte afruar tashme ne France, Shqiperia mund të riskoje vetem nga levizjet e qytetareve ne vendet e prekura, pasi tashme eshte konstatuar se koronavirusi po perhapet nga njeriu tek njeriu. Megjithate Bino thekson se nuk ka vend per panik, pasi situata po mbahet ne kontroll.

“Kemi përhapje në shumë vende, pra kemi përhapje ndërkombëtare. Rastet janë vënë re në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite, kemi patur raste në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe raste në Francë. Ajo cka e ka vënë botën në alarm, por sidomos javët e fundit është që një pacient në Francë është infektuar kur ka qenë në të njëjtën dhomë me pacientin me koronavirus. Për momentin ne nuk shikojmë që përbën një rrisk dhe po monitorojmë gjendjen çdo ditë”, thotë Bino.

Persa i përket shfaqjes së viruseve te reja çdo vit dhe zerave te shumte se jane viruse te prodhuara ne laboratore per qellime fitimprurese te kompanive farmaceutike, Bino mohon nje gje te tille per kete koronavirus duke shpjeguar qe viruset pesojnë mutacione dhe shpesh behen edhe me agresive.
 

Top Channel