Universiteti Europian i Tiranës organizoi të enjten Panairin e Punës. Pjesëmarrës në panair ishin kompani të njohura që veprojnë në tregun shqiptar në fusha të ndryshme si telekomunikacioni, marketingu dhe marrëdhëniet me publikun.

Drejtues të UET vlerësuan si mjaft pozitive që u jepet studentëve për të nisur karrierën. Rektori i këtij universiteti, Adrian Civici tha se për organizimin e këtij panairi kishte interes të ndërsjelltë si nga bizneset ashtu edhe nga vetë universiteti që ishte nismëtar.

Administratori i UET, Henri Çili vuri theksin tek përshtatja e studentëve me tregun e punës. Ai tha se programet e studimit bëhen gjithmonë në përputhje me kërkesat e tregut.

Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka vlerësoi këtë panair. Ai tha se kërkesa e burimeve njerëzore për staf të kualifikuar ndihmon në zhvillimin e tregut dhe të ekonomisë së vendit.

Top Channel