Meta: Berisha nuk e do integrimin

16/05/2013 00:00

Gjatë prezantimit të kandidatëve të LSI-së në Kuçovë Ilir Meta lëshoi
akuza të forta ndaj Kryeministrit Berisha, për të cilin tha se Qeveria e
tij pagoi 400 mijë dollarë një kompanie, për të dezinformuar SHBA-së
sipas interesit të Kryeministrit që po largohet.

E ndërsa Berisha, tha Meta, shpenzon të tilla shifra pas ndërhyrjes së LSI-së, Qeveria akordoi 5 milionë euro për infrastrukturën në Berat, por asnjë investim nuk u krye.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA. Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian. Shikoni se sa jo serioz është Berisha edhe më çështjen e integrimit”, tha Meta.

Meta përpara qytetarëve të Kucovës u dal edhe në cështjet e integrimit.

“Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu. Në fakt, shqetësimi i tij nuk është integrimi evropian i vendit, por shqetësimi i tij është se si të shkojë në vendet e reja në Gjykatën e Lartë për të krijuar kolegjin Administrativ për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative, njerëz si partiakë të besuar, të cilët në vend që të japin drejtësi do të jepnin padrejtësi dhe politikë”, tha Meta.

23 Qershorin Ilir Meta e shikon si ditën e fitores të padiskutueshme pasi sipas kreut të LSI-së. Koalicioni i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është koalicioni më i gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, në këto dy dekada të pluralizmit politik në vend.

Top Channel