“Pesë demokratë të qelbur”/ Debat i ashpër te Ligjet: Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi, asnjëri s’më nxjerr përjashta
Partia Socialiste në Tiranë, së bashku me fushatën zgjedhore ka çelur
dje dhe një tjetër fushatë, atë të mbledhjes së fondeve për 2-vjeçaren
Mejsi Xhaxhaj e cila vuan nga një tumor në kokë.
Në prezantimin që drejtuesi i fushatës së Tiranës, Pandeli Majko i bëri kësaj kauze, theksoi se mbi të gjitha politika duhet të tregojë dhe nota humanizmi.
“Mejsin me të ëmën i kam takuar përpara Kryeministrisë, ku vajza e vogël shqiptonte vetëm fjalët: Më dhemb koka”, theksoi Majko, duke i ftuar të gjithë aktivistët e Partisë Socialiste, që të japin kontributin e tyre sado modest për këtë kauzë.
Deputeti socialist gjeti rastin t’i bëjë thirrje edhe drejtuesve të shtetit, që të bëjnë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar këtë vajzë, familja e së cilës ka nevojë për ndihmë ekonomike në mënyrë që të arrijë të kurojë të bijën. Fondet për shërimin e Mejsit do të vijojnë të mblidhen në çdo aktivitet elektoral të PS-së në Tiranë.
Top Channel