Pas monitorimit të situatës në QSUT dhe spitale të tjera të vendit,
institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar rekomandime dhe një
raport kritik ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, ku konstaton se
sistemi publik shëndetsor nuk ofron cilësinë, standardet dhe nevojat e
kërkuara për qytetarët.

“Problematika është e gjerë, që ka lidhjen me infrastrukturën, me mungesën e medikamenteve, me specializimin e stafit, me trajtimin e të sëmurëve, pra me një sërë problematikash, të cilat janë shumë të rëndësishme. Nëqoftëse do të donit t’ua përmblidhja në një pikë, në sistemin tonë shëndetësor ka probleme me standardet, me cilësinë dhe me nevojat e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm dhe të denjë për qytetarët shqiptarë”, tha Totozani.

Gjate monitorimit, por edhe nga denoncimet e shumta të mbërritura në zyrat e Avokatit të Popullit nga qytetarët, ka rezultuar mungese e theksuar e medikamenteve ne spitale, me e theksuar kjo për pacientët e Shërbimit Onkologjik.

“Medikamentet në Shërbimin e Onkologjikut, pra për të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të rënda, nuk janë të mjaftueshme dhe investimi shtetëror në këtë drejtim është pothuajse përgjysmuar, nga 5.6 milionë që ka qenë në 2009, sipas të dhënave që disponojnë ekspertët tanë, ka zbritur në 2.7 milionë dollarë. Ndërkohë që kemi pothuajse një dyfishim të këtyre sëmundjeve, gjë që e bën emergjente dhe kërkesa jonë në mënyrë të veçantë për këto medikamente është emergjente dhe presuese ndaj institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë organeve të tjera që përbëjnë autoritetet rregulluese në sistemin e shëndetësisë. Eshtë një gjendje e papranueshme”, thotë Totozani.

Furnizmimi me medikamente i spitaleve eshte imediat, theksohet ne raport, aq me teper per pacientet e Shërbimit Onkologjik pasi çmimi i citostatikeve eshte i larte dhe jo te gjithe pacientet mund t’i blejne ato ne farmacite private.

Sipas Avokatit te Popullit, mungesa e tyre perben shkelje te te drejtes sanksionuar ne Karten e te Drejtave te Pacienteve.

Para pak ditesh Avokati i Popullit Igli Totozani u zgjodh ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve, anetar i dy bordeve te rendesishme, Rrjetit Rajonal Europian dhe Bordit Drejtues te Komitetit Nderkombetar, qe siguron kooordinimin  dhe bashkepunimin e institucioneve kombetare te te drejtave te njeriut me zyren e komisioneres se Larte te Organizates se Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut.

Top Channel