INSTAT: 54 mijë fëmijë në punë

09/05/2013 00:00

Kriza ekonomike ka që bërë që në Shqipëri zyrtarisht të regjistrohen
plot 54 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç që punojnë.

Studimi i INSTAT tregon se jane 7.7% e femijeve shqiptare te kesaj moshe, ne te gjithe vendin, te cilet rezultojne te punesuar ne bujqesi, tregti, ndertim, miniera apo edhe ne shitje. Por problem i madh, mbeten oret e gjata te punes dhe kushtet e veshtira, me te cilat keta femije punetore, duhet te perballen cdo dite per te siguruar te ardhura minimale per te jetuar.

Studimi evidenton se  2.5 % e ketyre femijeve qe jane meshkuj, punojne ne ndertim dhe miniera, me ore te zgjatura dhe kushte aspak normale. Ndersa 2.7 % punojne ne treg apo ne rruge, ku u duhet te perballen çdo dite me temperaturat ekstreme, por edhe me tym e pluhur.

Nje pjese e madhe e ketyre femijeve jane shkeputur nga shkolla, dhe punojne me oret te zgjatura. Ceshtja behet edhe me e mprehte kur meson se edhe pse sipas ligjeve shqiptare femijet e moshes 5 deri ne 13 vjeç, nuk duhet te punojne asnje ore ne jave, ata perbejne gati 28.5 % te femijeve qe punojne.

Sipas studimit te INSTAT, 28% e fëmijëve që punojnë në Shqipëri janë në qarkun e Elbasanit, 19% në qarkun e Korçës, 13% në qarkun e Shkodrës, 9% në qarkun e Tiranës. Nje pjese e madhe e femijeve jane demtuar gjate qendrimit ne pune dhe manifestojne lodhje, ose semundje te tjera.

Top Channel