Në një takim me studentët, që votojnë për herë të parë, kryetari i FRD-së Bamir Topi bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 qershorit, duke bërë që spektatori në këtë shfaqje, tha ai, të shndërrohet në aktor.

Topi theksoi se i takon rinisë shqiptare të luftojë indiferencën ndaj votës, e cila ka një kosto jo vetëm për institucionet, por për të gjithë shqiptarët.

“Të gjithë duhet të japin mesazhin se, para se të ketë rezultat, duhet të ketë lojë, dhe që të ketë lojë, duhet të ketë pjesëmarrje. Për të pasur pjesëmarrje duhet të ketë koshiencë, që të gjithë duhet të marrim pjesë në këtë shfaqje. Ata që duan të marrin në dorë këtë shfaqje, do të jenë ata që sot konsiderohen nga politika, për fatin e keq të të gjithëve, spektatorë, të cilët janë mësuar të shikojnë të njëjtën shfaqje monotone, jo me shumë aktorë, në një skenë që vazhdon të rrudhet akoma e më shumë, duke parë vetëm 2 aktorë. Në pjesën më të madhe të reduktohet në vetëm 1 individ, duke bërë një monolog të gjatë e të mërzitshëm dhe duke i detyruar këta spektatorë, që këtë shfaqje ta shikojnë me mosbesim”, tha Bamir Topi.

Topi theksoi se është jetike për shoqërinë, që në 23 qershor shqiptarët, jo vetëm të zgjedhin, por edhe të ruajnë votën. Një pjesëmarrje e gjerë në votime, tha Topi, ngushton mundësinë e manipulimit të rezultatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA