Në mesnatë, në të gjitha kishat e vendit u zhvilluan meshat e shenjta me rastin e Pashkëve ortodokse që përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të së premtes së zezë. 

Në Katedralen Ortodokse të Tiranes, fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, mbajti liturgjinë e shenjtë për besimtarët që ndoqën ceremoninë.

Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Meshat e shenjta u zhvilluan edhe në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë.

Besimtarët nisën ceremonitë e Pashkëve që të premten e deri në mesnatë duke u gdhirë 5 maji.

Kremtime madheshtore edhe ne Korce e Vlore

Në kuader të Pashkëve është kremtuar në qytetin e Korçës edhe e “premtja e zezë”.

Pasditja e djeshme ka mbledhur në sheshin para katedrales “Ringjallja e Krishtit” , 5 epitafe të kishave të qytetit.

Qindra qytetarë të besimeve të ndryshme fetare kanë ndjekur procesionin e varrimit të Krishtit, duke shoqëruar kortezhin në bulevardet kryesore të qytetit edhe nën shoqërinë e një muzike funebre.

Në fund të ceremonisë qytetarët kanë ndjekur edhe rritin e përvitshëm fetar, kalimin nën epitaf para katedrales ndërsa kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë dashuri dhe qetësi shpirtërore.

Pashket jane kremtuar edhe ne qytetin e vlores, ku mesnaten e djeshne, qindra besimtare ortodokse iu drejtuan kishes per te marre pjese ne meshen e mbajtur me kete rast.

Pas meshave te kryera cdo nje ore, ceremonia e mesnates ka pare pjesemarrjen e mijerave ordoksove dhe qytetareve vlonjate.

At Konstandin Prifti, i cili ka drejtuar meshen dhe javen e shenjte me gjtihe ceremonialet e saj ne Vlore, ka uruar gjithe besimtaret gezuar Pashket, e paqe ne shtepite e tyre.

Top Channel