Pashkët ortodokse

03/05/2013 23:45

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të dielën Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Meshat do të mbahen në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë mesha kryesore do të mbahet në katedralen e re. Urimi, me këtë rast, për të gjithë besimtarët u përcoll nga Peshkop Nikolla.

“Edhe pse epoka jonë është e turbullt në mënyrë të pazakontë, e mbushur me pasiguri dhe shqetësim, mos ta lejojmë trishtimin dhe dëshpërimin të sundojë në shpirtin tonë. Përkundrazi, le t’i përgjigjemi me besim festës paskale. Ejani të ngazëllohemi me Zotin, i cili shtypi pushtetin e vdekjes e ndriçoi gjindjen e njerëzve. Ngjallja e Krishtit u ofron besimtarëve fuqinë e pashtershme kundër dëshpërimit. Ejani pra, të ngazëllohemi me Zotin. Krishti u ngjall!”, uroi peshkop Nikolla, i Peshkopatës së Apolonisë.

Top Channel