Greqi, shkatërrohet rrjeti i drogës

02/05/2013 00:00

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës që kryesohej nga 3 shtetas shqiptarë në qytetin e Patras.

Bashkë me 3 shqiptarët janë arrestuar edhe 6 grekë, mes të cilëve një femër, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë.

Sipas policisë, rrjeti dispononte një fermë në një fshat në afërsi të Patras, që përdorej për të magazinuar drogën. Nga kontrolli i policisë me qen antidrogë u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 5,2 kg kanabis, 150 gramë heroinë e ngurtësuar, e ndarë në qeska plastike si dhe 2,5 kg heroinë e fshehur ne një kuti në tokë.

Policia sekuestroi gjithashtu 23 telefona celularë, 6 automjete dhe një shumë prej 10.710 eurosh. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, koka e rrjetit të shpërndarjes së drogës ishin tre shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Top Channel