Bashkia e Tiranës vijon punën për rikonstruksionin e rrugëve dhe
rrugicave duke hapur kantiere të reja ndërtimi, por nga ana tjetër në
rrugë të nisura më parë punimet janë ndërpre duke bërë që banorët, pas
baltës se dimrit të perballen me pluhurin e verës.

Kompanite e kontraktuara nga Bashkia kanë fituar tenderin për disa rrugë dhe makineritë që i disponojnë transferojnë së bashku më punëtorët sa në njërën rrugë në tjetrën.

Qe prej pese ditesh ne rrugen ‘Mahmut Fortuzi’ nuk shikohet asnje makineri apo punetor, nderkohe qe punimet per sistemimin e kanalizimeve kane perfunduar e rruga pret te asfaltohet. Banoret ankohet se shpesh firma e ndertimit i ka nderprere punimet, duke transferuar pajisjet ne rruge te tjera.

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka inauguruar fillimin e punimve ne nje tjeter rrugice prane ‘Don Bosko’ dhe tha se firmat e ndertimit do te permbushin afatin e perfundimit te punimeve, per te cilin jane kontraktuar.

“Në dijeninë time dhe informacionin që unë kam nuk ka asnjë ndërprerje të punimeve, me përjashtim të atyre që bëhen për azhornim projekti apo për koordinim. Ka raste kur ujësjellës-kanalizimet duhet të mbyllin një punë, para se kontraktori të vazhdojë me pjesën e kontraktuar. Nëse ka raste të tjera, natyrisht që ne do të merremi me këto. Bashkia është e përkushtuar që projekti të përfundojë brenda kohe dhe ka të gjithë instrumentat e nevojshëm për t’i detyruar kontraktorët ta bëjnë këtë”, tha Basha.

Ne fillim te punimeve ne krye te rrugices eshte vendosur edhe tabela me te dhenat perkatese dhe afati i punimeve ne te eshte percaktuar 6 muaj pa dhene daten e fillimit dhe të përfundimit te tyre.

Top Channel