Më 4 prill të këtij viti pas një sherri mes disa të rinjve në qendër të qytetit të Burrelit është plagosur rende një 17-vjeçar.

Ai u qellua me arme zjarri ndersa po kalonte rastesisht ne vendin e ngjarjes. Ergys Jonuzi, u gjet pothuajse ne gjendje kome dhe transporti per ne Spitalin Ushtarak ishte i rrezikshem per jeten. Ketu nisi historia e shpetimit te tij nga mjeket e spitalit te Burrelit. Pas nje operacioni te gjate dhe shume te veshtire edhe per spitale shume me te pajisur, mjeket e spitalit te Burrelit i shpetuan jeten 17-vjeçarit.

“E kam quajtur operacionin e jetes time. Eshte e rralle qe te kthehet ne jete nje njeri qe ka pesuar nje demtim te tille”, thote mjeku kirurg Hasan Ceni.

Mjeket dhe familja priti disa dite deri sa kaloi faza e rrezikut pas operacionit, dhe tani 17-vjeçari eshte ne gjendje te mire.

“Falenderoj Zotin; Falenderoj doktorin, i cili beri te mundur nderhyrjen dhe me shpetoi jeten”, thote i riu.

Babai i 17-vjeçarit ka humbur jeten nje vit me pare dhe e vetmja mundesi jetese per familjen e tij eshte i riu tashme i kthyer ne jete nga mjeket e spitalit te Burrelit.

Top Channel