Durrës,bie nga pallati, vdes punëtori 35-vjeçar

27/04/2013 00:00

Një 35-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte në një pallat në ndërtim në qytetin e Durrësit.

Mësohet se viktima quhet Besim Omeri dhe paraprakisht mësohet se ai ka rrëshqitur teksa ishte duke suvatuar fasadën e godinës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve ndërkohë që viktima është dërguar në morgun e qytetit.

Top Channel