Trafik droge nga arresti shtëpiak

26/04/2013 00:00

Ilia Prendi, 44 vjeç, i njohur ndryshe si Arben Shtëmbari, ka injoruar
vendimin e Gjykatës së Vlorës, duke thyer masën e arrestit shtëpiak, për
të drejtuar bandën e trafikimit të lëndëve narkotike, e llojit kanabis
sativa, nga Shqipëria drejt Italisë.

Pavarësisht guximit të tij, Prendi është arrestuar në flagrancë, në tentativë për të transportuar drogë nga brigjet e Himarës drejt Italisë.

Personi në fjalë akuzohet edhe për kanosje e gjobëvënie të bashkëqytetarit të tij nga Vlora, Dritan Bello. Pas arrestimit në Himarë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë, tashmë çështja e tij ka shkuar në gjykatë.

Top Channel