“Dajti”, policia rrethon gjykatën

26/04/2013 00:00

Përveç policisë së burgjeve, e cila ka rritur kushtet e sigurisë në
Gjykatën e Krimeve të Rënda për ato pak minuta kur Dritan Dajti ndodhet
në seancë gjyqesore, gjatë kësaj të premteje në këto ambiente u sollën
sërish forca të reja policie.

Në hyrjen kryesore të gjykatës përgjatë gjithë kohës që Dritan Dajti ndodhej në salle ishin te pranishme edhe forcat e policise se Tiranes si dhe forcat ‘Shqiponja’. Nuk jepet asnje detaj se pse po ndermerren keto masa te ashpra sigurie edhe pse ajo qe konfirmohet ne rruge zyrtare eshte se prania e ketyre forcave ka lidhje me procesin “Dajti”.

Po nuk dihet nese  keto masa kane lidhje me ruajtjen e ambienteve te Gjykates apo friken e ndonje arratisjeje te mundshme, duke qene se i pandehuri e ka kryer te njejten gje vite me pare ne nje proces penal ndaj tij. Nderkohe gjyqi ndaj Dajtit u shty serish per shkak se dy avokatet kryesisht nuk u paraqiten, njeri prej tyre ishte semure ndersa tjeteri sipas shkreses se depozituar nuk ndodhej ne listen e avokateve kryesisht.  

Në këto kushte Gjykata caktoi nje tjeter avokat, Besnik Cerekjen i njohur per publikun si mbrojtes tek dosja ’21 janari’, per gardistin Agim Llupo.

Top Channel