Turneu amerikan i futbollit

25/04/2013 00:00

Për herë të parë Ambasada Amerikane në kryeqytetin shqiptar ka mikpritur turneun e futbollit mes ambasadave amerikane të rajonit, aktivitet ky që zhvillohet për të 7-in vit radhazi.

“Kemi nëntë skuadra që prezantojnë shtetet të rajonit. Si vend organizator ne kemi dy skuadra, Tirana A dhe Tirana B. Kështu ne kemi dy herë më shumë shanse për ta fituar këtë turne”, deklaroi ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu.

10 skuadra të ndara në 2 grupe do të garojnë për titullin e kampionit të këtij turneu, trofe ky që do t’i jepet ekipit fitues të dielën nga vetë ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

Top Channel