PBDNJ: “Vetëm Europianë”

25/04/2013 00:00

PBDNJ, në përfundim të konsultimeve dhe diskutimeve me kryetarët e
strukturat e lokale, ku janë përcaktuar detajet më të fundit të fushatës
elektorale lancoi edhe slloganin elektoral “Vetëm Europianë”. 

Vangjel Dule komentoi edhe zhvillimet më të fundit që lidhen me KQZ-në.

“Për PBDNJ-në nuk ka më KQZ dhe gjejmë rastin të përshëndesim edhe deklaratën e djeshme të ambasadorit të SHBA-ve zotit Arvizu, se kjo KQZ në formën dhe përbërjen e sotme nuk është veçse një farsë. Dhe si i tillë çdo veprimi këtij komisioni për ne është i pavlefshëm dhe nuk meriton asnjë koment”, tha Dule.

Sipas Dules, zgjidhja e ngërçit ku ka hyrë KQZ-ja ka vetëm një emër riformatim.

“Dialogu për riformatimin e KQZ-së është një element pa të cilin,nuk mund të shpresohet se mund të kemi një proces zgjedhor të lirë të ndershëm të barabartë dhe të pakontestueshëm”, theksoi Dule.

Top Channel