Shkodër, Rama takim me të rinjtë

24/04/2013 00:00

Mijera te rinjte shkodrane i rezervuan Edi Rames nje pritje
entuziazmuese dhe me ovacione gjate nje takimi qe ai zhvilloi ne
Pallatin e Sportit te ketij qyteti.

Pjesëmarrjen e tyre ne kete ativitet kryetari i PS-së e vleresoi si lajtmotiv entuziazmues të tyre per Rilindjen e Shqipërisë por edhe Rilindjen e Shkodres.

“Edhe 60 ditë për të luftuar jo vetëm për veten tuaj, por edhe për prindërit tuaj në fshat, për prindërit tuaj në qytet, që kurrë më të mos ketë prindër që vijnë në shtëpi me kokën ulur se nuk kanë punë. Edhe 60 ditë për të ulur taksat për prindërit që jetojnë vetëm me një rrogë. Edhe 60 ditë për t’i dhënë familjes tuaj në fshat certifikatën e pronës mbi tokën”, tha Rama.

“Programi ynë i Rilindjes Shqiptare, – tha Rama, – është i detajuar në funksion jo thjesht të fitores së zgjedhjeve, por të qeverisjes për ta kthyer fitoren në një transformim te prekshem për të gjithë.

“Së bashku ne mund t’i japim jetë një transformimi demokratik, shoqëror dhe ekonomik që do të bashkojë Shqipërinë me Europën dhe do ta bëjë cdo vajzë dhe djalë shqiptar krenar për pasaportën e vet, krenar për vendin e vet, krenar për shtetin dhe qeverinë e vet”, tha kryesocialisti.

Edi Rama, në këtë takim me të rinjtë ishte i shoqëruar nga deputetët socialistë te rrethit Shkoder dhe nga Sekretari për Rininë Erjon Velija.

Top Channel