Një në pesë fëmijë në Shqipëri është obez dhe një është i kequshqyer.
Studimi i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 7.7 për qind
e fëmijëve nga 7 deri në 10 vjeç, në 110 shkolla të shtrira në pesë
qytete të vendit janë obezë dhe 19 për qind e femijeve 0 deri në 5 vjeç
rezultojnë të kequshqyer.

“Pesha tek fëmijët shkon te tek ‘range’ 21-22 për qind, ndërkohë që Europa në këtë grupmoshë raporton në 24 për qind. Ndërsa përsa i takon obezitetit, jemi me një vlerë më të lartë, më të rritur në raport me një studim të ngjashëm nëse do t’i referoheshim studimit të 2008, rreth 7.7 për qind e fëmijëve rezultojnë obezë”, thotë Jolanda Hyskja, specialiste e ISHP-së.

Në pjesën dërrmuese të shkollave ushqimi qe ofrohet nuk eshte aspak i shendetshem dhe nuk ploteson as kushtet e sigurise ushqimore. Femijet tregojne se ata preferojne te konsumojne pica, hamburger dhe byrek.

“Vetëm një shkollë ka raportuar që ka patur akses për fruta, ndërkohë që të gjitha shkollat e tjera raportojnë që fëmijët nuk kanë një akses të tillë. Ndryshe nga ajo cka ne kërkonim dhe të matnim, vinim re që raportimi i tyre kishte të bënte më shumë me ushqime të tjera, të cilat ne nuk i kishim në listën tonë të pyetjeve, por që ata i shtonin duke thënë që aksesi më i madh është për hamburger, sanduic, byrek, ose për pica, pra ushqime të shpejta”, thotë specialistja.

Jane keto ushqime qe po çojne ne nje brez te kequshqyer, por edhe obezë. Perimet, frutat dhe nje pjese e madhe e ushqimeve të shëndetshme nuk konsumohen nga fëmijet tanë, duke bërë që nesër ata te jene te rritur me probleme te medha shendetesore dhe semundje kronike.

Top Channel