Tirana vijon të mbetet një ndër qytetet kryesore me ndotje të lartë të
ajrit edhe pse disa tregues kanë pësuar një ulje në krahasim me vitin
2005.

Mungesa e hapesirave të gjelberta, mospastrimi i qytetit, ndertimet e kryera pa masa mbrojtese, por edhe trafiku i lartë, kanë bërë që disa tregues të vijojnë të mbeten në nivele të larta dhe tejet të dëmshëm për shendetin.

“Përmbajtja e pluhurit në ajër dhe përmbajtja e lëndëve që gjenerohen nga transporti. Këto dy tregues janë mbi normat e lejuara dhe natyrisht. Ne si institucion kemi adresuar masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thotë drejtori i politikave mjedisore, Pellumb Abeshi

Erozioni ne brigjet e lumenjve sidomos ne disa zona te vendit eshte ne gjendje te rende. Parandalimi dhe rehabitimi i ketyre zonave problematike ka nje kosto rreth 25 milionë euro.

“Erozioni i tokës mbetet problem, vitet e fundit është manifestuar një erozion karakteristik i zonave bregdetare. Natyrisht që është i lidhur me faktorë të tjerë, qoftë me ndryshimet klimatike, qoftë edhe me elementë të tjerë të shfrytëzimit të interteve të lumenjve. Megjithatë është një fenomen, i cili kërkon masa emergjente për ndërhyrje. Eshtë më tipik në zonat që janë me brez të butë, që është brezi i rërës, sidomos për të filluar që nga Golemi deri në pjesën e Patokut”, thotë Abeshi.

Ne kete dite qe i kushtohet planetit Toke,Abeshi i ka drejtuar nje apel të rinjve,studentëve, biznesi privat, dhe institucioneve publike, që të jenë më miqësorë dhe më të kujdesshëm në mjedisin ku jetojnë.

Dita e Tokës, në Durrës mbillen pemë

Një grup të rinjsh dhe nxënësish shkollash në Shkozet, mbollën pemë në një nga rrugët kryesore në kuadër të Ditës së Tokës.

Të rinjtë iu bashkuan ndërmarrjes së gjelbërimit dhe për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta dhe zbutur nivelin e ndotjes në zonën ku ata jetojnë.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi se në këtë ditë bashkia përfundoi një tjetër projekt të mbjelljes së pemëve që ka nisur që në muajin dhjetor.

Me një fond prej 38 milion lekësh u mbollën në të gjithë qytetin 860 palma, disa gështenja, rrapë etj në rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Kryebashkiaku Dako tha se edhe në muajt e ardhshëm do të vazhdohet mbjellja e pemëve në të gjithë Durrësin.

Top Channel