Një person i kërkuar prej shumë vitesh nga drejtësia shqiptare për
vrasje është arrestuar mëngjesin e së enjtes në pikën kufitare të
Kakavijës.

Burime pranë policisë kufitare bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Sami Pasha, i cili po përpiqej të hynte në territorin shqiptar nga Greqia.

Sipas burimeve, Pasha është dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata e Tiranës për vrasjen e shtetasit Denis Dervishi.

Që nga ngjarja në fjalë, e regjistruar në vitin 2001, ai ishte arratisur në shtetin helen, ku jetonte në fshehtësi, saktësojnë më tej burimet policore.

Top Channel