Jeta e një të birësuari

17/04/2013 18:00

Historia e tij u ngjason përrallave. Erdhi në jetë me një dramë, pasi prindërit e braktisën sapo e sollën në jetë.

Por, fundi per te do te qe me se i bukur. Fatjon Kajanaku, sot 48 vjeç. Pavaresisht historise se origjines ka nje jete te lumtur dhe të realizuar, dhe kjo merite e prinderve te tij adoptive, te cilet i ndryshuan teresisht jeten.

“Është një histori lumturie dhe jo dhimbje. Fakti e solli qe ne lindje ai te braktisej nga prindërit biologjikë, por fati i tij që u rrit dhe u edukua në një familje të tillë si kjo që e adoptoi”, shprehet Gazmend Palloshi, një prej miqve të Fatjonit.

Prinderit e tij adoptive ishin dy njerez shume te nderuar ne Elbasan. Hatixheja nje grua e urte dhe me virtyte ndersa Abdyl Kajanaku, babai qe Fatjoni njohu perjete ishte nje nga emrat me te nderuar te qytetit, profesor dhe njeri me kontribute te larta. Eshte e pamundur qe emrin e tij mos ta gjesh neper arkivat dhe muzeumet e qytetit.

Fatjoni eshte nje personazh i dashur per te gjithe qytetin dhe kjo vetem per meritat dhe virtytet qe ai ka. Gavroshi, nje prej miqve te tij me te vjeter thote se nje shok si Fatjoni nuk duhet humbur kurre.“Miqësia jonë arriti kulmin tek fakti që unë arrita të bëhesha shkesë tek Fatjoni, që sot e kësaj dite për grua ka vajzën e dajës, aq shumë e kisha përzemër sa doja ta bëja pjesë të familjes”, tregon Gavroshi.

Permes historise se tij, Fatjoni ka lidhur nje miqesi shume te forte me aktoren e madhe te ekranit Shqiptar, Tinka Kurti.  Ajo tregon se gjate nje shfaqeje ne Elbasan, nje djalosh e ndal dhe deshiron te kaloje kohe me te. Aktorja e mirepret si çdo dashamires, pa e ditur se me te do ta perjetesonte njohjen.

“U futem ne nje lokal dhe filloi te me tregonte historine, une prekja veten dhe thoja s’ka mundesi qe kjo histori te ndodhe. Me tregoi per nenen biologjike, aq u trondita sa ate nate nuk shkova ne shfaqje. Me tha, Margarita (Xhepa) : Nuk e kuptoj pse nuk vjen ne Teater, nuk e kalon dot kete? Jo i thashe, une kam degjuar shume ngjarje, por kjo ishte e tmerrshme. Me pas rasti e solli qe une te takoja edhe familjen e tij dhe ai eshte me fat”, thotë Tinka.

Prej atehere, Fatjoni nuk do te shkulej me nga shpirti i artistes qe tanime eshte pjese e familjes se tij te madhe.

Fatjoni ka pasur shume dashuri ne jete. Nuk i ka munguar afeksioni i babait dhe nenes. Nuk i munguan shanset per te pasur nje jete shume te mire. U shkollua, krijoi familje dhe ka dy vajza te mrekullueshme. Por, pengu i tij me i madh eshte qe nenen biologjike nuk mundi ta njohe para se ajo te ndahej nga jeta.

Me dashurine e nenes qe e ka ndjekur gjithe kohes pa e takuar kurre dhe me miresine e dy prinderve qe nuk ngurruan t’i japin cdo gje ne kete jete, Fatjoni eshte nje burre i lumtur, pavaresisht dhimbjes qe fsheh per te shkuaren.

Sot, nena e tij e adoptuar, Xheja eshte 94 vjeç dhe Fatjoni kujdeset per te me te njejten dashuri qe ajo pasuroi femijerine dhe vitet e jetes se tij.

Top Channel