Zëvendëskryeministri kosovar, nga radhët e komunitetit serb, Slobodan Petrovic, kushtëzon votimin e reformës zgjedhore në Kuvend, me vazhdimin e vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë, edhe për dy mandate.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit të liderëve. Sipas Kurtit, kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa pro tyre janë PDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe përfaqësuesit e pakicave.

Përvec kryetarëve të partive politike, në takimin e së hënës morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, kryetarja e KQZ-së dhe ish-kryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Haki Demolli. Me këtë rast, Kurti i quajti të panevojshme takime të tilla, duke vlerësuar se ato janë shndërruar në strukturë paralele ndaj Kuvendit të Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor, një çështje për të cilën partite politike janë afruar me qëndrimet.

Sipas Albin Kurtit, kryeministri Thaçi ka propozuar që 70 përqind e anëtarëve t’i takojnë opozitës, 20 pozitës dhe 10 përqind shoqërisë civile.

Kryetarët e partive politike në Kosovë nuk janë marrë vesh ende, për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës. Por asnjëri prej tyre nuk foli para gazetarëve, me arsyetimin se takimi është thirrur nga përfaqësuesi i komunitetit turk, Mahir Jakxhillar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA