Transportonin katër emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy persona, sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë
Shqipëria dhe Kosova do të kenë së shpejti edhe tre pika të reja të
kalimit kufitar. Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ai i Kosoves
Bajram Rexhepi firmosen nje marreveshje te perbashket ne Tirane, ne emer
te qeverive respektive per hapjen e tre pikave te perbashketa te
kalimit nderkufitar.
Gjithashtu pjese e marreveshjes midis dy ministrive ka qene edhe krijimi dhe funksionimi i nje qendre te perbashket per bashkëpunimin policor, e cila do te jete e vendosur ne Republiken e Kosoves. Pikat e reja te kalimit kufitar jane ne rrethin e Kukesit.
Pervec pikes se Qafe-Prushit dhe Morinit tashme do te jene edhe ato te Borje – Gblloboçice; Orgjost – Orçush dhe Shishtavec – Krusheve.
Sipas te dy ministrave kjo do te ndihmoje ne levizjen e lire te mallrave dhe te njerzve dhe do te ndihmoje se tepermi banoret e zonave te Kukesit dhe komunave kosovare. Gjithashtu qendra e perbashket policore do te thelloje se tepermi luften kunder krimit.
Top Channel