Në kushtet kur procesi ndaj të pandehurit Dritan Dajti vazhdon të mbetet
i bllokuar, Gjykata e Krimeve të Rënda propozon një tjetër zgjidhje.

Sipas nje njoftimi per mediat te shpërndarë në mesditë, Gjykata e Krimeve te Renda sygjeron hedhjen e nje shorti publik, ku ne listen me gati 90 avokate qe ndodhen si avokate kryesisht, te hidhet shorti se kujt do t’i bjere ne menyre rastesore dosja ‘Dajti”.

Gjykata e Krimeve te Renda shprehen se ne kushtet e pamundesise per te bere te mundur prezencen e nje mbrojtesi ne seance dhe per te zhbllokuar kete situate gjykata propozon organizimin e nje shorti publik nga dhoma e avokatise Tirane nen drejtimin e Dhomes Kombetare te Avokatise ne bashkepunim me kete gjykate.

Top Channel