Lekasi i Korçës, vendi ku largimi është e vetmja zgjidhje

15/04/2013 20:35

Përtej Voskopojes turistike, rruga humbet shpejt mes tatëpjetash të frikshme, që nga mungesa e tabelave orientuese, duket sikur nuk te drejtojne askund. Rrugë qe kryqezohen mes njera-tjetres ne nje udhetim qe duhet vijuar me hamendje.

Ndryshe nga kilometrat qe jave vetem 40 dhe qe e ndajne nga qyteti i Korçës, fshati Lekas duket sikur i përket një bote tjetër.

Nje rruge e vetmuar ne nje zone te braktisur, qe te drejton ne nje fshat qe duket po aq i vetmuar mes izolimit qe ketu merr fryme çdo dite te vitit e largimit qe deri me sot eshte e vetmja zgjidhje.

Gjergjevicen e leme shpejt pas, pa prishur qetesine qe duket e rende e ne te cilen sot jetojne vetem dy banore. Ndalesa e radhes eshte Lekasi, qe shfaqet vetem atehere kur shoshitja nga rruga eshte ngjitur ne ekstremin e saj.

Fshatit qender komune problemet mund t’ia dallosh qe prej se largeti, mjaft te shikosh shtepite qe duken te gjitha njesoj e me të njëjtin shpirt e të njejtat frymëmarje.

« Ne, çdo gje qe marrim, vemi e marrim ne Korçe. Paguajme 6 mije leke rrugen, ku t’i gjejme edhe keshtu qe, njeriu nuk ngopet me asgje, nuk ka një jetesë normale, por shtyhet sa për të jetuar, që të mos vdesim », të thotë banori i parë i Lekasit, në programin e përjavshëm të « Shqipërisë Tjetër ».

Ne keto zona punen e kane në gjak. Banoret gjithçka këtu e kane mbeshtetur tek blegtoria, permes se ciles perpiqen të mbajnë e ngrenë me shumë sakrifica jetën e tyre.

Produktin e paket ne masen me te madhe e kane per konsum personal, kjo sepse mes izolimit nga rruga shpesh nese zbret ne Korçë mund te takoje te shpenzosh me shume se te fitosh.

Sa i perket bujqesise ajo ka marre fund qe pas viteve 90. Infrastruktura e munguar, largimi, mungesa e kushteve i ka detyruar qe ndryshe nga dikur tokat t’i lene djerre.

“Po ja kjo qe vajten çmimet e naftes u ngriten shume, makinerite u shtrenjtuan shumë, të vijë një makine ose të marrim një traktor nga Korça të vijë këtu do shumë që të vijë deri ketu. Jo jo, nuk del ta punosh me krahe, vetem ta punosh me kazëm, ashtu mund te dali, po me kamez ku i dilet, te punosh token me kazëm”, thotë një tjetër banor i Lekasit.

Kush ka mundur eshte larguar , ndersa banoret e mbetur shume pak shpresojne t’i ndjekin pas. Kjo eshte e vetmja menyre per t’i shpetuar, siç thone, harreses ne te cilen eshte zhytur fshati prej mese 20 vitesh.

“Këtu jeton sepse nuk vdes dot”, përmbledh gjithçka në një shprehje një tjetër banor i lekasit.

Shkolla ku mesojne me shume se 25 nxenes ngjason me nje rrenoje, ashtu si shumica e shtepive qe nga braktisja kane rene apo po bijen mbi vete.

« Po veshtire, si se kane veshtire, çdo gje veshire e kane, çdo gje, mire mire ce pyet. E kane lene të harruar, nuk interesohet kush për ne”, thotë një e moshuar.

Nje pjese kapen fort pas ndihmes ekonomike. Jane ata me te pamundurit qe edhe kjo u duket nje fije sado e vockel dhe e vobekte per te shtyre disa dite te tjera.

« Fukarrallek ka, kudo ka, se dhe çdo gje e blejme ne Korçe pa e hame ketu, se s’ka makinë qe të punojmë arrat. Qeveria nuk vë dorë ».

Shumices koka u ka mbetur pas , demokracia shqiptare ketu ne Lekas i ka bere per fat te keq te kene nostalgji per te shkuaren.

 Nuk eshte çeshtje ngjyrash e besimesh politike por hallesh e problemesh qe sot duhet te ishin shume te vogla e qe ne te kundert siç thone po u marrin frymen.

“Më parë kishte lezet, kishim të gjithë të mirat, kishte njerëz në fshat, nuk e diskutonim bukën, ndërsa sot, mjafton të shikosh si jemi katandisur”, thotë një tjetër banore e Lekasit.

Me afrimin e fushates jane ne pritje te zinxhirit te gjate te politikaneve qe do te zbresin edhe ketu.

Do te premtojne serisht rrugen, shkollen, uljen e farerave, e çmimit te naftes , e shume premtime te tjera qe jane shnderruar ne nje refren qe vec peserit vetveten.

E megjithatë, nese askush sot nuk do te vere dore per te ndryshuar gjendjen ne kete fshat, neser do te jete teper vone e nga Lekasi do te mbeten veç rrenojat e kujtimet e se shkuares.

Top Channel