32 persona janë identifikuar gjatë katër mujorit të parë të këtij viti me virusin HIV pas testeve vullnetare të kryera pranë Laboratorit të Referencës në Institutin e Shëndetit Publik dhe Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Specialistja e shëndetit publik, Marjeta Dervishi në një deklaratë për Top Neës problem është numri i ulët e testeve vullnetare. Sipas Dervishit, më së shumti testet kryhen në Tiranë, megjithëse në 12 qarqet e vendit janë hapur qendrat e këshillimit dhe testimit për HIV/AIDS.

“Në muajin dhjetor, pas 1 dhjetorit që është dita ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, numri i personave që kryejnë testin vullnetar dyfishohet. Tirana ka numrin më të lartë të testimeve vullnetare dhe kjo lidhet me faktin që Tirana është një qytet i madh ku ndoshta dhe vetë ata që vijnë për t’u testuar mendojnë që mbeten anonimë”, thotë specialistja Dervishi.

Me shifrat e reja, Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona që jetojnë me HIV/AIDS mes tyre edhe 28 fëmijë.

Top Channel