Në prag të sezonit turistik, operatorët turistikë thonë se aplikimi i TVSH-së për turizmin prej 20 përqind, e bën tregun shqiptar më pak konkurues krahasuar me atë rajonal.

Për këtë arsye, ‘Shoqata Shqiptare e Turizmit’ kërkon ndërhyrjen e qeverisë për uljen nën 10 përqind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për hotelerinë, cka do të jepte efekt të drejtpërdrejtë në uljen e cmimit të paketave turistike.

“Për hotelerinë kërkojmë që taksa të jetë nën 10 përqind sepse konkurenca e madhe rajonale e bën të detyrueshme të rishikohet 7, 8 dhe 10 masimumi, ndërsa për restornatet një taksë nga 12-15 përqind kjo na bën të jemi 3-4 përqind më konkurues në rajon”, thotë Enver Mehmeti nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Një tjetër masë lehtësuese për operatorët turistikë është heqja e taksës aeroportuale prej 10 euro.

“Kemi prekur taksën e çarterimit prej 10 eurosh që qendron prej 2005. Qendron si taksë rutinë që askush nuk e di se përse qendron dhe që rrit koston e turizmin jo pak, por 10 euro në paketë”, thotë Mehmeti.

Ajo që ka shtuar interesin e turistëve të huaj është përfshirja e Shqipërisë në turet e përbashkëta me Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Por për të përmbushur pritshmërisë e vizitorëve dhe për të bërë që ata të rikthehen sërish për pushime në Shqipëri nevojitet klasifikimi i shërbimeve, rritja e cilësisë së hotelerisë, guidave turistike, kompanive të transportit etj.

Operatorët turistikë vërejnë rritje të numrit të vizitorëve që vijnë nga Gjermania, atyre zviceranë, holandezë, nordikë, bullgarë dhe vendeve të rajonit.   

Top Channel