LSI: Berisha t’i thërrasë arsyes

13/04/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi Kryeministrit Berisha që t’i
thërrasë arsyes dhe të tërhiqet nga zëvendësimi i anëtarit të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve. 

“Asnjë prej 7 anëtarëve nuk është përfaqësues i asnjë prej partive në vend. Kjo është një përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ. Është e paligjshshme, s`është standard zgjedhor, as ligjor, është një dhunë e hapur e një pseudomazhorance, që do jetë e tillë edhe për pak ditë. Jemi të shqetësuar për qëndrimin kokëfortë të Kryeministrit për të mos ndalur dhunimin e KQZ-së edhe pas kërkesës shqeto të BE dhe të DASH”, tha Ylli Manjani, nënkryetar i LSI-së.

Manjani: Podesta perhap panik

I pyetur nga gazetaret per nje e-mail qe kompania ‘Podesta’ i ka nisur mediave nderkombetare, ku vlereson te drejte iniciativen e Berishes per ndryshimin e anetarit te KQZ-se, Manjani u pergjigj: “Është e vërtetë se kompania ka një kontratë me Qeverinë për të përmirësuar imazhin në perëndim, jo për të përkeqësuar. Me atë e-mail ka përhapur panik të paqenë dhe kjo më le të kuptoj se kancelaritë perëndimore e kanë bojkotuar Kryeministrin. Por ajo kompani paguhet me lekët tona dhe me këto lekë s`ka të drejtë askush të tallet. Ajo paguhet për imazhin e Shqipërisë dhe Shqipëria nuk është vetëm Kryeministri”

Top Channel