Avokatët, psikologët dhe ekspertët që thirren për ndihmë nga gjykata apo
që kërkohen nga organi i hetimit, ankohen për pagesat të cilat nuk u
depozitohen në kohë nga autoritetet prej më shumë se një viti.

“Fakti është që për vitin 2012 akoma nuk jemi paguar. Problemi i madh qëndron me Prokurorinë dhe me Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda”, thotë Remzi Ponari, Avokat Kryesisht.

“Gjykata e Rrethit është e vetmja që ka pengesa në këtë drejtim. Pothuajse mbi tre vjet nuk e ka bërë pagesën. Kemi bërë përcapje për të gjetur zgjidhje dhe kemi marrë përgjigje për mungesë fondesh”, thotë Klementina Caushaj, Avokate Kryesisht.

Nderkohe zedhenesja e Gjykates së Tiranës, Etleva Avdia deklaron se per disa avokate gjykata i ka shlyer deyrimet por qe per shkak te buxhetit u detyrohet edhe mjaft avokateve te tjere.

“Detyrimi i prapambetur i gjykatës së Rrethit gjyqësor në Tiranë për kryerjen e pagesave për vitin 2012 është në shumën e 2.600.000 lekësh. Mospagimi në kohë i detyrimit ka ardhur nga mungesa e fondit dhe si rezuklat i shtimit të cështjeve të regjistruara dhe për rrjedhojë i rritjes së numrit të këtyre shërbimeve”, tha Avdia.

Pothuajse dy vjet me pare avokatet kryesisht ose thene ndryshe ata qe mbrojne shtetasit qe s’kane mundesi financiare te paguajne nje avokat, kishin te njejtat probleme nderkohe qe ne mbeshtetje te tyre Shoqata e Penalisteve organizoi nje braktisje te gjyqeve per disa ore ne te gjithe vendin.

Top Channel