Tensioni mes Koreve, Kerry tur në Azi

12/04/2013 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ndodhet në Seul, për të
diskutuar me presidenten Park Geun Hie, homologun koreano-jugor, si dhe
ushtaraket amerikane qe ndodhen në këtë vend, tensionet gadishullin
korean.

Zyrtarë amerikane thane se ai do ta shfrytëzojë turin e tij në Azi, për t’i kërkuar Kinës të frenojë Penianin. Vizita e Kerry-t ndjek raportin e Agjensise e Inteligjences se Mbrojtjes (DIA), sipas te cilit, Penjani eshte në gjendje të leshojë një raketë më mbushje bërthamore.  

Pjesa- tashme jo sekrete- u be publike nga nje kongresist amerikan i cili tha se “ekziston besimi se Peniani e ka zhvilluar teknologjine për të vendosur mbushje berthamore ne nje rakete”.Nese retorika e ashper dhe kercenimet e Korese se Veriut jane konsideruar deri tani si “shfryrje” prova se vendi mund te kete gati mbushje berthamore paraqet tanime nje sfide strategjike.

Megjithate, Pentagoni ka deklaruar se do te ishte e gabuar te thuhet se Korea e Veriut ka zhvilluar apo testuar nje arme te tille. Ne nje deklarate te tille, Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbikeqyrin situaten dhe i bene thirrje Penianit te “respektojë detyrimet ndërkombetare”.

Top Channel