“Mali i Zi ka disa etni, por s’marrin rrugën për Berlin dhe ta bëjnë vendin e tyre copash”, Rama denoncon opozitën: Çfarë janë këta? Shkojnë dhe thonë ‘Shqipëria në duart e krimit’ Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut apeloi sërish për mosprekjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo përshëndeti reagimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian dhe deklaroi se çdo tentativë për të ndryshuar KQZ-në do të sillte humbjen e besimit të zgjedhësve në 23 qershor.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut falënderon përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së në vendin tonë, për vëmendjen e kushtuar dhe këshillat e dhëna për moscënimin e autoritetit të KQZ-së dhe humbjen e besimit të votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit. PBDNJ i konsideron ato një kontribut të çmuar për respektimin e një shteti ligjor dhe rithekson përsëri kërkesën për ndërprerjen e proçedurave për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, rivendosjen e besimit te ky institucion dhe lënien e tij larg ndikimeve politike dhe partiake”, u shpreh Thoma Melo.
Top Channel