Nikollë Lesi i afrohet opozitës

11/04/2013 00:00

Edi Rama, pas ftesës së pranuar për koalicion nga LSI-ja, është duke
tentuar ta zgjerojë koalicionin parazgjedhor edhe me parti të djathta.

Këtë e dëshmon takimi që kryesocialisti pati në selinë e PS-së me kreun e LDK-së Nikollë Lesi një prej aleatëve qeverisës të zotit Berisha, njëherazi zëvëndësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportëve. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. I pyetur nga Top Channel se çfarë ishte biseduar Lesi dha këtë përgjigje: “Mora një ftesë të sinqertë për koalicion, të cilën do ta shqyrtoj me Kryesinë e LDK-së”.

Sakaq Lesi shprehu edhe mendimin e tij për situatën e krijuar me lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ.

Në një intervistë për Top Channel disa ditë më parë, Lesi deklaroi se ai nuk e përjashtonte mundësinë e kandidimit si deputet i pavarur, nëse PD nuk mblidhte tryzën e partive aleate. Ky paralajmërim i Lesit është shfrytëzuar nga Rama për ta patur atë në gjirin e koalicionit të majtë.

Top Channel