Vetëm një ditë pas ardhjes në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Halim
Kosova deklaron se do të shembullin e punës dhe dispilinës në
maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ do ta shtrijë në të gjithë spitalet
e vendit.

Kosova tashme e ka te qarte se do te jete vetem per pak kohe ne kete detyre ,por ai thote se tashme do te zgjidhe ato probleme, te cilat e kane shqetesuar deri me tani por nuk kishte asgje ne dore per t’i ndryshuar.

Sipas tij nuk do te kete me familjare qe dalin me receta ne duar nga dyert e spitaleve per te rendur drejt farmacive private.

“E kam të qartë që është e pamundur të shtyjmë muajt, ditët. Koha është kjo që është. Ditën do të punojmë me orën e Europës, natën me të Amerikës. Atë që gjithnjë e kam quajtur të papranueshme për një sistem shëndetësor është që kur familjari merr fëmijën, nënën, motrën, vëllanë dhe niset me urgjencë në spital dhe arrin në spital dhe thotë shyqyr që mbërrita dhe po e lë familjarin në duar të sigurta. Pas vizitës të jepet receta dhe i thuhet familjarët të shkojë të blejë ilace. Kjo është e papranueshme. Shembulli nuk janë fjalët. Në maternitet asnjë familjar nuk ka shkuar jashtë të blejë ilace, vaksina apo medikamente të tjera”, thotë ministri i ri.

Ndonese sistemi shendetsor vuan nga nje sere problemesh Kosova deklaron se kritika dhe ankesat e pacientit do te jene çelesi i permiresimit te sistemit shendetsor persa kohe do te drejtohet nga ai. Ndërsa per sa i perket shkarkimit te punonjesve ai thote se do te respektohet statusi i nepunesit civil.

“Nuk është sekret që unë të them që unë porosia e parë që Kryeministri më ka dhënë në zyrën e tij, respekto statusin e nëpunësit civil. Kjo është një gjë që nuk do te jetë partia që do të vendosë, sesa do të jetë puna e gjithësecilit. Mjekësia nuk ka ngjyra, ka bluzën e bardhë, do e respektojmë do ta mbajmë të pastër”, tha Kosova.

Ministri deklaroi se nje shembull i mire i punes se tij eshte nisma ‘Act Now’,  e cila perfshin denoncimet e qytetarëve nepermjet nje numer telefoni per cdo shkelje qe konstatojne, nisme e cila ka funskionuar edhe ne maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’.

Top Channel