Berisha: Mbështetje fermerëve

06/04/2013 00:00

Me 9 mijë hektarë të mbjellë brenda 4 vjetëve, projekti i Qeverise për
të financuar fermerët në mbjelljen e ullinjve, mund të cilësohet si një
projekt i konsoliduar.

Por sipas Kryeministrit Berisha, ky eshte vetem fillimi. Ne nje bashkebisedim me fermeret e ullirit ne Vlore, Kryeministri premtoi trefishimin e fondit qe Qeveria jep per mbeshtetjen e fermereve, ku perfshihen edhe ata qe mbjellin ullinj. Kjo kategori, sipas Kryeministrit do te behet pjese e skemes se re te financimit mbi njesi prodhimi.

“Kjo eshte skema me e drejte dhe me pa korrupsion, qe garanton mbeshtetje per kete investim afatgjate”, tha Berisha.

Ne Vlore, ku Qeveria ka financuar mbi 1000 fermere per mbjelljen e ullinjve, Kryeministrit iu kerkua zgjidhja e problemit te ujitjes. Sipas Kryeministrit Berisha ky eshte nje problem kombetar, qe se shpejti nis te zgjidhet me nje projekt pilot per ta shtrire me pas ne te gjithe vendin.

“Siç ndertuam rruget do te ndertojme edhe sistemin kombetar te vaditjes dhe ky eshte projekti i 4 viteve qe vijne”, tha Berisha.

Ne bashkebisedimin me fermeret e Vlores, duke u fokusuar tek ligji qe heq tarifat doganore per importin e imputeve bujqesore apo makinerive per cdo biznes, Kryeministri beri krahasimin e programit te Qeverise dhe opozites per skemat e propozuara ne mbeshtetje te bujqesise.

“Ne mbeshtesim fermeret duke mbrojtur prodhimet vendase. E kunderta ndodh me PS. Ajo kerkon heqjen e tvsh mbi prodhimet bujqesore. Nese heq tvsh-prodhimet do te kalben, sepse hyn konkurenca e eger dhe e pandershme nga jashte. Kjo eshte politika e tyre kokeposhte”, tha Berisha.

Braçe: Berisha mashtron

Por premtimet e kreut të qeverisë në Vlorë për bujqësinë, për deputetin e PS, Erjon Braçe janë mashtrime dhe kopjime të propozimeve të opozitës në Kuvend.

Braçe shkruan në profilin e tij në Facebook se në vitin e tetë të qeverisjes së tij, Berisha u premton fermerëve ujitje, kur i thau për ujë në verë dhe i mbyti në dimër duke shkatërruar dy sezone prodhimi.

Berisha mashtron kur u thotë fermerëve se ka gjetur skemën e subvencionimit, vijon më tej Brace. Ai argumenton se kjo është e vendosur prej 5 vjetësh në ligj, sipas të cilit fermerët duhet të subvencionoheshin me 6% për cdo 100 lekë prodhim, por Berisha nuk e ka bërë këtë.

Braçe thotë më tej se Berisha po kopjon pikë për pikë atë që Partia Socialiste ka shumë kohë që e propozon, TVSH zero për plehrat kimike, farërat, fidanet. Deputeti socialist shkruan se Berisha nuk ka se c’ofron më. Ai duhet të ikë.

Top Channel