Bashkia përzgjedh operatorin e linjës Kombinat-Kinostudio

06/04/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shërbimin në linjën Kombinat-Kinostudio.

Operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj. Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do t’u vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licencimit. Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat – Kinostudio, në 36.

Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00.

Bashkia e Tiranës njofton se do t’u ofrojë udhëtarëve që përdorin transportin publik të linjës Kombinat – Kinostudio, një shërbim të ri me standarde të larta, duke i dhënë përfundimisht fund një trashëgimie të hidhur të transportit në këtë linjë

Top Channel