Çdo vit, në Shqipëri importohen rreth 50 mijë ton vajra të përdoruara, të cilat duhet të riciklohen, nga kompanitë që e importojnë atë.
Drejtori i përgjithshëm i inspektimit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati, ka denoncuar 7 nga 18 kompani, që merren me këtë biznes, pasi teknologjia, që ato përdorin për trajtimin e kësaj mbetjeje mjaf të rrezikshme, nuk plotëson normat dhe ato nuk kanë staf të kualifikuar.
Por, veç ndotjes së mjedisit, ajrit dhe ujërave, një pjesë e madhe e kësaj sasie përzihet me karburantet dhe u shitet drejtuesve të automjeteve, duke shkaktuar dëmtimin e makinave dhe ndotje të madhe të ajrit.
Ligji i ri i menaxhimit të mbetjeve parashikon që këto subjekte, në vitin 2014, të përpunojnë një sasi të madhe të vajrave të përdoruara në vend, si dhe një pjesë e vogël të importohet nga jashtë.
Këto subjekte nuk janë të pajisura me licencën e tipit 3, nuk plotësojnë kushtet për grumbullimin dhe transportimin e vajrave.
Ekspertët kanë deklaruar se nuk kanë regjistër për mbajtjen e të dhënave nga subjektet, që gjenerojnë vajra, dhe ambalazhimi i vajrave nuk mban simbolin, që tregon rigjenerim, rikuperim dhe asgjesim.
Top Channel