Rama:Nxënës e mësues në mitingje, vepër penale

05/04/2013 00:00

Kryetari i opozites Edi Rama dha alarmin e një të ardhme të rrezikuar,
me fëmijë që po rriten në një mjedis të çoroditur dhe të dhunshëm.

Gjate tryezes per dhunen mbi femijet, organizuar nga Partia Socialiste, kryetari Rama tha se me e rrezikshme se varferia sot eshte varferia e aspiratave per brezin e ri. Shoqeria shqiptare po perjeton tek femijet raste te dhunës tronditëse, tha ai, duke premtuar një sërë masash emergjente që Qeveria socialiste do të ndërrmarrë menjëherë në 23 qershor. Rama premtoi ndryshime ligjore për të konsideruar vepër penale, për mesuesit qe bejne femijet pjesemarres te fushatave elektorale.

“Çdokush që do të ngarkohet me edukimin e fëmijëve si mësues, do të duhet të kalojë jo testin e besnikërisë ndaj partisë, por një test të hartuar mbi kritere profesionale dhe të administruar jo vetëm nga ekspertë, por dhe nga prindër. Nëqoftëse ne duam ta shpëtojmë fëmijën shqiptar sot nga çorodia, ne duhet ta transformojmë shkollën në qendër komunitare”, tha kreu i PS-së.
 
Rama tha se per te ndihmuar femijet duhet te ndihmohen prinderit. Keta te fundit tha ai duhet ta kuptojne se per te ardhmen e femijeve te tyre nuk mund te trajtohen vetem si zgjedhes. Duhet te marre fund tifozlleku partiak per te bere te mundur nje qeverisje më te mire, tha Rama, duke iu bere thirrje ne radhe te pare prinderve per ta kuptuar kete.

Top Channel