Meta: Fitore e së majtës në 23 qershor

05/04/2013 00:00

Ilir Meta nuk tregoi asnjë kompleks politik, kur u shpjegoi anëtarëve të
Këshillit Drejtues Kombëtar arsyet përse Lëvizja Socialiste për
Integrim vendosi të bashkohet në koalicion parazgjedhor me Partinë
Socialiste.

Madje nuk ka asnje kompleks edhe kur ben vleresimin e koalicionit te deritanishem me Partine Demokratike, i cilesuar si nje koalicion i panatyrshem, por o detyrueshem pas rezultatit te 2009-es.

“Ne nuk kemi asnje qejfmbetje dhe asnje pakenaqesi me Partine Demokratike. Ndersa koalicioni me PS-në nuk eshte nje koalicion i panatyrshem si ai 4 viteve me pare. Eshte nje koalicion i natyrshem”, tha Meta.

Ilir Meta nuk kishte komplekse as kur kujtoi historikun e LSI-së me PS-në, që nga zgjehdjet e 2005-ës, kur tha se ishte PS që përjashtoi LSI-në nga bashkëpunimi, i cili u rivendos ne 2007-en, pas ardhjen se Edi Rames ne krye te Partisë Socialiste, por, qe sipas tij u prish serish prej PS dhe jo nga LSI-ja, sjelljen e se ciles Ilir Meta e konsideron si luajale.

“Nuk kemi qene ne faktore te prishjeve te marrëveshjeve dhe me askend. Sot qe ne kemi nje ftese te tille per shume arsye qe ju thashe nuk mund ta refuzojme”, tha Meta.
 
Duke thene kete Ilir Meta nuk ka komplekse te pohoje edhe nje nga arsyet me te forta te pranimit te fteses per bashkepunim me Partine Socialiste. Arsye qe ka ne baze llogaritjen e mandateve sipas sistemit elektoral. Zoti Meta thote se kishte analizuar edhe opsionin e daljes vetem ne zgjedhje te LSI-se dhe serish LSI-ja te ishte percaktuese per Qeverine e ardhshme, por ky variant, sipas tij nuk maksimalizonte votat e se majtes.

“Por edhe per arsye te cilat kane te bejne me Kodin tone Zgjedhor, perseri ekzistonte arsyeja e humbjes se disa mandateve ne menyre te padrejte, jo thjesht per LSI-ne por edhe per Partine Socialiste dhe forcat e tjera te opozites”, tha Meta.
 
Sesi do te konkretizohet marrëveshja mes LSI-se dhe PS persa i perket paraqitjes me lista deputetesh, kjo ende nuk eshte e qarte, por ajo qe pret Ilir Meta nga Partia Socialiste eshte respektimi i marrëveshjes.

“Vete ligji eshte nje marrëveshje, por edhe nje marrëveshje politike ne thelb eshte nje ligj, sepse demokracia dhe politika moderne shkon perpara me realizimin e marrëveshjeve dhe respektimit te tyre”, theksoi Meta.

Top Channel