Ulet ndihma për të varfërit

04/04/2013 00:00

Ndihma e vendeve industriale për vendet në zhvillim ka rënë sërish në
vitin 2012. Sipas Komisionit për Zhvillim të Organizatës për Bashkëpunim
Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për shkak të inflacionit, ndihmat e
vendeve donatore kanë rënë me katër për qind.

Që ne 2011-ten ishte regjistruar një rënie prej dy për qind në krahasim me një vit më parë. Komisioni eshte i bindur se shkak i kesaj renieje jane bere bere masat e kursimit për shkak të krizës financiare dhe asaj të euros. nje tjeter faktor eshte kalimi i fondeve të parashikuara për Ndihmën Zyrtare për Zhvillim, te cilat gjithmone e me shume jane duke u kanalizuar per vende me të ardhura të mesme, si Kina, India dhe Indonezia.

Te tilla zhvillime e kane shqetesuar sekretarin e  Përgjithshëm te OECD-së. Angel Gurria kujton se 2015-ta është viti kur duhet te arrihen Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. por ne kushtet aktuale, kjo duket mjaft e veshtire. Sa me shume afron kjo date, thote Gurria, aq me shume shpresoj qe kjo prirje te ndryshoje në favor të vendeve më të varfra. Ne ndryshim nga shume donatore te tjere te BE-se qe i kane tkurrur ndihmat e tyre, ka vazhduar te kete nje kontribut relativisht te qendrueshem.

Sipas OECD buxheti i ndihmave për zhvillimin i Spanjës ra vitin e kaluar në gati 50%, në rastin e Italisë kjo rënie qe më shumë se një e treta, kurse në rastin e Greqisë me 17 për qind.Parë në total Turqia i rriti ndihmat e saj ndërkombëtare me pothuajse njëqind për qind. Shkak qenë ndihmat për refugjatët nga Siria.

Top Channel