Kryetari  opozitës, Edi Rama, është pergjigjur mbi çështjen më delikate dhe të kontestuar për marrëveshjen PS – LSI, 21 janarin.

Në një shkrim në blogun e tij në internet, Edi Rama, që në krye e cilëson si pjesën më të zymtë të reagimit të ftesës së PS për LSI , atë që quan manipulimin mediatik me emocionet e forta të 21 janarit.

”Ky manipulim”, thotë Rama, “nis me kundërshtarët fanatikë të bashkimit me LSI, të cilët në 21 janar ishin në krahun e protestuesve, për të cilët thotë se nuk i mirëkupton, por i respekton, duke uruar qe të mos qërrohen përballë të vërtetës së 23 qershori duhet të sigurojë në radhë të parë humbjen pa ekuivok te Saliut. Pa “pse” as “si”. Të dytët që kanë reaguar”, shkruan me tej kreu i opozites, “eshte ajo shtresë e ndyrë mbi sipërfaqen e llumit të medias proqeveritare, nën diktatin e disa botuesve të cilët në ditët pas 21 janarit lanin poturet e kryeministrit apo ndërronin kompresat mbi ballin e Ministrit të Brendshëm”.

”Për  ata që tek bashkimi i PS me LSI shohin fundin e një biznesi djallëzor me shtypin e tyre zagar gjahu të pushtetit dhe vetveten kalë shëtitjeje në pyllin e korrupsionit për kryeministrin a për ish-ministrin e brendshëm të 21 janarit, ndjej këto ditë një neveri të patregueshme”, shkruan Rama.

Por, ata qe e bene Edi Ramen te shkruaj keto rreshta, jane “te vertetet”, siç i cileson ai. Tek ata, lideri i opozites perfshin te tërë mbështetësit që kanë rrugëtuar me te në këto vite të rënda dhe që ndjehen keq nga ky bashkim sepse kujtojnë 21 janarin.

”I kam dalluar ata shumë ndjekës të mi besnikë që flasin me zemrën e lënduar të opozitarit”, thote Rama, perballe te cileve zotohet: “Dua t’i siguroj sot në fjalën time të nderit se 21 janari nuk lëviz nga axhenda jonë qeverisëse. Drejtësia për 21 janarin ka qenë dhe do të mbetet deri në fund një nga detyrimet tona më madhore, pjesë e pandashme e përpjekjes për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë. E rikonfirmoj pa asnjë ekuivok atë që kam thënë ditën rrëqethëse të lirimit të vrasësve në sallën e gjyqit: Gjyqi për vrasësit e 21 janarit dhe për urdhëruesit e tyre jo nuk ka mbaruar, po nuk ka filluar. Por, që 21 janari të mos mbetet siç është sot, një plagë e hapur që lëndon vijimësisht popullin opozitar dhe që po ushqen këto ditë me gjak opozitar mediat e regjimit që vrau katër protestues të pafajshëm, duhet fitorja e 23 qershorit. E ja pra ku kthehemi përsëri tek e njëjta pikë: Dhe për të larguar të keqen e njohur duhet medoemos bashkimi ynë me LSI, si edhe gatishmëria jonë për të bërë koalicion me çdo forcë tjetër politike përveç PD-së. Ne jemi plotësisht të gatshëm për këtë”.

Për Edi Ramën, “23 qershori është dita që opozita të marrë pikërisht hakun moral për 21 janarin, duke e degdisur”, siç thote, “me votë jashtë zyrave të shtetit kryeministrin e 21 janarit dhe partinë e tij familjare”.

”Vetëm paskëtaj fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë. E vetëm atëherë do të vihet në provë edhe vërtetësia e zotimit tim për të krijuar kushtet që dëshmorët tanë dhe familjet e tyre ta marrin edhe hakun e ngrënë ligjor”, shtoi Rama.

Top Channel