Përkrahu autorët për vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren në Lezhës, arrestohet në Malin e Zi 40-vjeçari i shpallur në kërkim Atëherë kur gjyqësori dhe komuniteti i avokatisë ka hyrë në replika të
forta për bllokimin e gjyqit ndaj Dritan Dajtit, Shoqata e Avokateve
Penaliste e gjen çelësin për zhbllokimin e këtij procesi në vullnetin e
Gjykatës për Krimet e Rënda.
“Mendoj që artificialisht po ndodh një ngërc institucional, ku drejtuesët po veprojnë në rrugë shkresore dhe jo institucionale. Mendoj që një takim institucional i dy drejtuesve si i Gjykatës së Krimeve të Rënda, ashtu edhe drejtuesit i Dhomës Kombëtare të Avokatisë mendoj që do ta zgjidhte shumë shpejt këtë problem. Nuk zgjidhet çështja as me letra dërguar Komitetit të Disiplinës, as me letra dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, as me letra dërguar presidentit të Republikës. Mendojmë që baza ligjore është nuk ka asnjë vakum ligjor është vetëm dashamirësia e trupit gjykues për ta përfunduar këtë cështje, pasi që nga data 10 prill dhe deri më sot nuk është celur asnjë seancë”, tha Saimir Visha, kreu i Shoqatës Penaliste.
Per avokatin Visha i njejti precedent ka ndodhur edhe ne Itali gjate viteve 70 -80 dhe zgjidhja eshte gjetur nga gjyqesori. Bllokimi i gjyqin Dajti, sipas avokatit nuk po ndodh per shkak te vakumit ligjor.
“Si ky fenomen ka ndodhur edhe në Itali në vitet 70-80, por mendoj që atje e ka zgjidhur në momentin që i vihet lista të pandehurit për të zgjedhur avokatin e tij dhe i pandehuri nuk zgjedh avokat, atëherë prezumohet që ai heq dorë dhe refuzon mbrojtjen. Gjykata e Krimeve të Rënda po ushtron një presion psikologjik. Janë avokatë që janë në hapat e para dhe ky presion psikologjik që po ushtrohet është pa vend”, thotë Visha.
Nje jave me pare edhe avokati Visha kundershtoi thirrjen e Gjykates per te mbrojtur Dritan Dajtin, pasi sipas tij ai nuk ndodhet ne listen e Avokateve Kryesisht e per kete sipas tij nuk kishte kuptim ligjor kjo kerkese e gjykates.
Top Channel